Speedtest.net sjell testimin e cilësisë streaming dhe video

Shkencë & Teknologji

Speedtest.net sjell testimin e cilësisë streaming dhe video

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Speedtest

Nëse keni testuar ndonjëherë më parë shpejtësinë e internetit me shumë mundësi e keni bërë përmes Speedtest, një shërbim shumë popullor online nga Ookla që bën pikërisht atë çfarë emri sugjeron.

Miliona njerëz e kanë përdorur shërbimin për të kontrolluar shpejtësinë e shkarkimit dhe ngarkimit të internetit të tyre që kur Speedtest debutoi në 2006.

Shërbimi ka shtuar një veçori të re së fundi cili mat cilësinë video dhe streaming. Në blogun e Speedtest, Ookla njoftoi se të gjithë përdoruesit e iOS mund të përdorin aplikacionin për të matur kohën e hapjes së një videoje.

Sipas Ookla nevojitet një testues i dedikuar i videove duke qenë e kompanitë e internet i japin prioritet tjetër përmbajtjes video krahasuar me trafikun e zakonshëm.

Me pak fjalë ndryshe menaxhon trafin nga një foto apo tekst dhe ndryshe nga një video. Testimi me opsionin e ri është i thjeshtë. Me tu hapur aplikacioni nga paneli i navigimit në fund të aplikacionit zgjidhni opsionin Video. Do të marrë kohë derisa aplikacioni të testojë cilësi të ndryshme video për të dhënë rezultatet.

Kur jeni duke parë video, përmbajtja ofrohet përmes bitrate-ve të adaptuara të cilat përcaktojnë cilësinë e videos në varësi të kushteve të rrjetit. Testimi video mat bitrate-t adaptive duke thënë një ide të performancës që mund të prisni.

Presim që Ookla të sjellë shumë shpejtë këtë opsion edhe në PC dhe Android. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat