Microsoft prezanton Office 2021

Shkencë & Teknologji

Microsoft prezanton Office 2021

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:41
Microsoft

Microsoft prezantoi ditën e sotme dy versione Office: një version konsumator Office 2021 dhe një version Office LTSC për konsumatorët komercialë.

Office 2021 do të jetë i disponueshëm drejt fundit këtij viti për Windows dhe macOS ngjashëm me versionin e mëparshëm Office 2019 dizajnuar për ata që nuk duan të abonohen në variantet cloud të Microsoft 365.

Microsoft nuk ka detajuar plotësisht funksionet dhe ndryshime në Office 2021 por Office LTSC (Long-Term Servicing Channel) do të përmbajë opsione si dark mode, opsione aksesibiliteti e shumë funksione të ngjashme.

Me këtë version mos prisni ndryshime madhore të ndërfaqes. Ndryshimi më i prekshëm vizual është dark mode por Microsoft do të fokusohet kryesisht tek versioni cloud i Microsoft 365.

Microsoft do të lançojë një version eksperimental të Office LTSC në Prill me një debutim të plotë drejt fundit të vitit. Versioni konsumator nuk do të ofrohet si version eksperimental. Të dy variantet e Office përfshijnë OneNote dhe versionet 32-bit dhe 64-bit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat