Netflix sigurohet se nuk do të ngeleni pa filmat e preferuar edhe nëse nuk keni internet

Shkencë & Teknologji

Netflix sigurohet se nuk do të ngeleni pa filmat e preferuar edhe nëse nuk keni internet

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 19:26
Netflix

Nëse ndonjëherë nuk dini çfarë të shikoni Netflix kur jeni në lëvizje, funksioni i ri “Downloads For You” është ajo çfarë keni pasur nevojë.

Në një postim në blog Netflix tha se ky opsion do të shkarkoj automatikisht shfaqjet dhe filmat e rekomanduar bazuar në interesat tuaja.

Shkarkimet offline janë të mrekullueshme sepse mund të vazhdoni ti shikoni edhe pa një lidhje interneti, mbase kur po udhëtoni ose kur interneti është i dobët.

Me këtë funksion të ri nuk do të ngeleni kurrë pa diçka për të parë. Është i disponueshëm nga ky moment në Android në mbarë botën ndërsa në iOS pritet të fillojnë testimet së shpejti.

Për të aktivizuar opsionin shkoni në tabin Download dhe më pas aktivizoni opsionin Download For You në aplikacionin Android. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat