Intel apo AMD, si krahasohen procesorët në gaming

Shkencë & Teknologji

Intel apo AMD, si krahasohen procesorët në gaming

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Intel apo AMD

Tregu i procesorëve kompjuterik është një temë e nxehtë sot si kurrë më parë. AMD dhe Intel po luftojnë dhëmb më dhëmb për supremaci duke u përpjekur të joshin jo vetëm përdoruesit e zakonshëm por edhe entuziastët e lojërave.

Rezultati? Një epokë e artë për ne ndërsa dy prodhuesit e procesorëve po shtyjnë zhvillimin e teknologjive të reja drejt limiteve dhe mbajtur çmimet sa më të ulëta.

Pra kush është më i mirë AMD apo Intel për gaming? Çfarë procesori duhet të zgjidhni për kompjuterin tuaj gaming?

Për shkak se Intel ende nuk ka zbuluar gjeneratën e re të procesorëve që pritet ta bëjë në muajin Mars, kemi vendosur të krahasojmë Intel 10th Gen me Ryzen 3000. Nga testimet e publikuara të Ryzen 5000, diferenca në performancë është aq e madhe me rivalët saqë krahasimi duket i padrejtë.

Procesorët Intel vs AMD

Kur flasim për procesorët e kompjuterëve janë dy emra në industri: Intel dhe AMD. Këta janë titanët që kanë dominuar tregun për vete me radhë. Kur të blini një kompjuter gaming do të gjeni një procesor ose Intel ose AMD.

Në vitet e fundit tregu ka ndryshuar. Procesorët AMD dikur ishin të mirë si opsione buxhetore. Por me ardhjen e arkitekturë Ryzen, perceptimi për procesorët AMD ka ndryshuar në mënyrë drastike aq të konkurrojë dhe shumë herë të pushtojë kështjellën Intel.

Gjeneratat e fundit të procesorëve dominohen nga AMD. Mindfactory ka publikuar disa statistika të shitjeve të procesorëve të cilat i gjeni në grafikun e paraqitur mëposhtë.

Si të zgjedhim mes AMD dhe Intel?

Kjo është pyetja e madhe, por për ti dhënë përgjigje kësaj duhet të kuptojmë sesi krahasohen procesorët Intel dhe AMD me njëri-tjetrin. Janë disa specifika të rëndësishme për tu konsideruar të cilat i elaborojmë mëposhtë:

Performanca Single Thread: Procesorët zakonisht reklamohen si Dual apo Quad-Core, por disa aplikacione dhe lojëra ende përdorin një thread të vetëm në një bërthamë të vetme. Kështu procesori juaj duhet të ketë performancë të kënaqshme me një bërthamë

Performanca Multicore: Edhe pse disa lojëra përdorin një thread dhe bërthamë të vetme, shumica e lojërave moderne sot përhapen në disa bërthama. Të kuptuarit sesi procesori juaj performon me më shumë se një bërthamë tregon performancën në tërësi të tij.

Frekuenca: Është shpejtësia e përpunimit të të dhënave nga procesori. Sa më i lartë ky numër, aq më i fuqishëm procesori. Por ka disa faktorë që duhen konsideruar siç është vjetërsia e procesorit dhe numri i bërthamave

Cache: Procesori juaj ka memorie të brendshme njohur si Cache. Ka disa nivele cache në varësi të rëndësisë. Kur krahasoni madhësinë cache duhet të krahasoni të njëjtat nivele. Për shembull duhet krahasuar L3 Cache me një L3 Cache të një procesori tjetër.

Çmimi: Sa jeni të gatshëm të paguani për një procesor? Ngritja e AMD detyroi Intel të përshtaste çmimet. Megjithatë procesorët e fuqisë së lartë nuk kushtojnë pak.

Procesorët për kompjuterët e rangut të lartë: Intel Core i9-10900K vs AMD Ryzen 9 3950X

AMD ka prezantuar tashmë procesorët e gjeneratës së fundit Ryzen 5000 por duke qenë se Intel ende nuk ka zbuluar gjeneratën e re të procesorëve që pritet ta bëjë në Mars kemi vendosur ta krahasojmë me gjeneratën e kaluar AMD Ryzen 3000.

i9-10900K është një monstër gaming por diferenca me AMD nuk është e madhe. Konkretisht procesori ka një frekuencë bazë prje 3.7Ghz me deri në 5.3Ghz për një bërthamë dhe 4.9 Ghz me të gjitha bërthamat në modalitetin turbo. Në testimet me një bërthamë i9-10900K mund Ryzen 9 3950X.

Megjithatë procesori Ryzen ka avantazhe në memorien 64MB L3 Cache dhe performancën e shkëlqyer me shumë bërthama pa harruar mbështetjen për PCIe 4.0. gjithashtu vjen me 16 bërthama dhe 32 procese e ka mbështetje për RAM më të shpejtë.

Diferenca më e madhe mes këtyre dy procesorëve është çmimi. Në tabelën e paraqitur do të shikoni edhe Ryzen 9 3900X dhe është më pranë Intel në testime në tërësi. Procesori tejkalon ndjeshëm i9-9900K në performancë.

Procesorët për kompjuterët e rangut të mesëm: Intel Core i5-10600K vs AMD Ryzen 5 3600X

Në rangun e mesëm janë dy procesorë që dominojnë, Core i5-10600K dhe Ryzen 5 3600X. Të dy procesorët kanë fuqi të mjaftueshme për të përballuar edhe video lojërat më të rënda.

Core i5 ka frekuencë më të lartë megjithatë Ryzen 5 3600X ka rezultate thuajse të barabarta në testime. Procesori AMD dominon mbi Intel në testimet me shumë bërthama. Ryzen 5 3600X ka avantazhe të tjera gjithashtu si memorie L2 dhe L3 Cache, RAM më i shpejtë, TDP më e ulët dhe çmim shumë konkurrues.

Në testimet e realizuara në disa videolojëra, ekziston një konsensus se procesori Intel, Core i5-10600K ofron fps më tepër në konfigurimet high-end.

Procesorët më të mirë për kompjuterët e rangut të ulët: Intel Core i3-10320 vs AMD Ryzen 3 3300X

Këta dy procesorë janë prova më e qartë sesa larg ka shkuar zhvillimi i procesorëve falë betejës së egër mes Intel dhe AMD. Edhe procesorët e rangut të mesëm kanë cilësi të lartë, performancë të fuqishme nëse krahasojmë me gjeneratat e kaluara.

Për shembull në desktopin tim aktualisht kam një Core i5-3570 i cili mund të përballojë lojërat më të rënda.

Core i3-10320 dhe AMD Ryzen 3 3300X janë të ngjashëm në performancë. Testimet tregojnë se i3-10320 performon më mirë me një bërthamë ndërsa Ryzen 3300X kalon përpara në shumë bërthama.

Ashtu si modelet e tjera Ryzen, ka memorie cache më të madhe, mbështetje për PCIe 4.0 ndërsa në lojëra procesorët japin numër fps të ngjashëm.

Cili është më i miri, Intel apo AMD?

AMD ka një bërë një punë të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Jo vetëm që ka mbyllur hendekun e madhe që ka pasur me Intel por edhe të kalojë përpara siç janë seritë e reja Ryzen 5000 të cilat do ti trajtojmë në një artikull tjetër me Intel 11th Gen.

Aktualisht procesorët AMD janë investimi më i mirë për të ardhmen duke ofruar performancë më të lartë por edhe më shumë bërthama. Një tjetër konsideratë është edhe përdorimi i një karte grafike të mirë ku edhe në këtë drejtim AMD ka ecur përpara se po afrohet drejt Nvidia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat