Aplikacioni i ri Xbox Game Streaming

Shkencë & Teknologji

Aplikacioni i ri Xbox Game Streaming

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Xbox

Kompania teknologjike, Microsoft, është duke finalizuar aplikacionin Xbox Game Streaming për kompjuterat personal Windows, aplikacion i cili do të përfshijë qasje në lojërat transmetuese nga shërbimi xCloud.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shpjegon se aplikacioni i përshtatshëm për Windows-in do të lejojë përdoruesit të transmetojnë lojëra nga konsolat që posedojnë, Xbox Series S / X dhe nga xCloud-i.

Kjo është një veçori e re e cila nuk mundësohet përmes aplikacionit ekzistues Xbox Console Companion. Pra, me këtë aplikacion përdoruesit nuk mund të transmetojnë lojëra nga konsolat e reja Xbox drejt kompjuterit personal Windows.

Ndërkohë, aplikacioni i ri jo vetëm që do të zgjidhë këtë pamundësi, por gjithashtu do të sjellë transmetimin xCloud drejt kompjuterave personal Windows për herë të parë.

Sipas The Verge, luajtja në distancë me konsolat Xbox do të vazhdojë të funksionojë ngjashëm si me Console Companion. Mjafton të zgjidhet distanca e konsolës, të kryhet identifikimi dhe të luhen lojëra në distancë.

Mirëpo, ende nuk është bërë me dije se kur do të jetë i disponueshëm aplikacioni edhe pse pritet që në muajin e ardhshëm Microsoft-i të planifikojë një ngjarje për të rejat që do të vijnë për lojërat.

Nga ana tjetër, kompania po përgatit transmetime 1080p për xCloud-in, të cilat do të zëvendësojnë 720p-në që është aktualisht. Kjo do të ofrojë një përmirësim të dukshëm të përvojës në kompjuterat personal me Windows.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat