OnePlus thotë se diçka e re është në horizont më 8 Mars

Shkencë & Teknologji

OnePlus thotë se diçka e re është në horizont më 8 Mars

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:51
OnePlus

Debutimi i smartfonit të shumëpritur OnePlus 9 mund të jetë vetëm një javë larg. Në rrjetin social Twitter CEO Pete Lau publikoi një cicërimë “Bëhuni Gati për 8 Marsin,” duke e lidhur me një teaser të publikuar në uebsajtin e kompanisë.

Cicërima vjen në një kohë kur spekulimet rreth OnePlus 9 kanë arritur majat. Në fillim u tha se smartfonët e rinj vinë në mesin e Marsit.

OnePlus 9 vjen me procesorin Snapdragon 888, ekran 1440p 120Hz 6.7-inç dhe karikim 65-vat. Gjithashtu më herët është raportuar se OnePlus po bashkëpunon me kompaninë e specializuar në prodhimin e kamerave Hasselblad dhe prania e Hënë në teaserin e OnePlus ka të bëjë me faktin se pamjet filmike të udhëtimit në Hënë në Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong janë regjistruar me kamerat Hasselblad.

Tre variante të OnePlus 9 pritet të debutojnë: OnePlus 9R, OnePlus 9 dhe OnePlus 9 Pro. 9R përfaqëson modelin buxhetor të linjës që thuhet se vjen me procesor Snapdragon 690, 8GB RAM, kamër 64-megapiksel, ekran 6.5-inç 90Hz dhe bateri 5,000 mAh.

Përveç smartfonëve mund të debutojë edhe ora e parë inteligjente e OnePlus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat