Google përshpejton ciklin e përditësimeve të Chrome

Shkencë & Teknologji

Google përshpejton ciklin e përditësimeve të Chrome

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:08
Chrome

Google ditën e sotme tha se shfletuesi Chrome do të kalojë një një cikël më të shpejtë përditësimesh. Kështu përditësimet do të dërgohet çdo katër javë në vend të ciklit 6 javor që ka qenë deri më sot.

Vitin e kaluar edhe Mozilla bëri të njëjtën gjë me shfletuesin Firefox. Por Google e di se jo të gjithë duan një cikël kaq të shpejtë përditësimesh sidomos sipërmarrjet.

Për këta përdorues Google do të shtojë një opsion të ri quajtur “Extended Stable” i cili dërgon përditësime çdo 8 javë.

Ky opsion do të jetë i disponueshëm për administratorët e sipërmarrjeve. Ende përditësimet dy javore të sigurisë do të ofrohen.

Cikli i ri i përditësimeve do të fillojë në Chrome 93 në tre mujorin e tretë të 2021 dhe me këtë ritëm mund të shohim Chrome 100 të mbërrijë më 29 Mars 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat