Perseverance fillon eksplorimin e Marsit

Shkencë & Teknologji

Perseverance fillon eksplorimin e Marsit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:40
Eksplorimi

Nuk lëvizi më shumë se 6.5 metra nga vendi i uljes.

Këto, janë hapat e parë të Perseverane në Mars, robotit të teknologjisë së fundit, i cili dy javë më parë u ul në planetin e kuq dhe fotografoi pamje ekskluzive nga atmosfera e shkretuar dhe e gurtë marsiane.

Nuk janë hapat e Neil Amstrong në Hënë, por është një çast historik. Marsi tashmë, mbart në tokën e tij gjurmët (jo)njerëzore të Perseverance.

Image

Një nga shkencëtaret e projektit, Katie Stack Morgan, tha se “ky është një çast domethënës”.

“Ndërkohë që roboti po kryen ende disa kontrolle inxhinierike, momenti kur ai filloi të lërë gjurmë mbi Mars mund të quhet edhe çasti kur ne fillojmë të eksplorojmë planetin e kuq”.

Lëvizja e parë e Perseverance, përfshiu një rrugë të shkurtër, një rrotullim dhe kthimin pas në vend.

“Gjurmët e rrotave mund të shihen që janë lënë në dheun marsian. Nuk ka pasur çast më të lumtur në jetën time”, thotë Anais Zarifian, inxhinier në projekt. “Kjo është një arritje e madhe për misionin. Ekipi që kujdeset për lëvizjen e robotit është veçanërisht i ekzaltuar”.

Në dy vitet e ardhshme, Perseverance pritet të përshkojë rreth 15 kilometra të terrenit në kraterin Jezero. Foto të tjera janë publikuar gjatë këtyre ditëve, pas përpunimit të informacionit nga Nasa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat