Australia do të vendosë në përdorim teknologji që gjurmojnë manipulimet politike

Shkencë & Teknologji

Australia do të vendosë në përdorim teknologji që gjurmojnë manipulimet politike

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustruese

Sipas një raporti të Reuters, “Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial” të Komonuelthit në Australi (CSIRO), do të fillojë të përdorë një mjet të ri digjital për të monitoruar bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe për të gjurmuar dhe diktuar shenja të manipulimit politik dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e këtyre partnerëve.

Shumë organizata Australiane ,përfshirë parlamentin e Australisë Perëndimore , u goditën nga një sulm kibernetik këtë muaj dhe sipas një raporti qeveria Australiane beson se qeveria kineze mund të ketë qenë përgjegjëse për sulmin , pasi ngrejnë dyshime se shteti kinez mund të ketë financuar hakerat e kësaj ngjarjeje

CSIRO është agjencia kombëtare e shkencës dhe organi i inovacionit të Australisë. Ajo ka prani në të gjithë botën, me më shumë se 50 filiale në katër kontinente, dhe partneritete me shumë organizata globale dhe të huaja.

Dihet shumë pak se si funksionon ky mjet që është duke u zhvilluar nga CSIRO dhe Organizata Australiane e Sigurisë dhe Inteligjencës (ASIO) dhe thuhet se merr në konsideratë rrezikun e ndërhyrjeve politike dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Ai do të jetë gati për vendosje në Maj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat