OnePlus prezanton zyrtarisht OnePlus 9 dhe 9 Pro

Shkencë & Teknologji

OnePlus prezanton zyrtarisht OnePlus 9 dhe 9 Pro

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:03
OnePlus

OnePlus prezantoi ditën e sotme dy telefonët e parë të serive OnePlus 9: modelet OnePlus 9 dhe OnePlus 9 Pro.

Siç pritej smartfonët vinë për të konkurruar me Galaxy S21 Ultra dhe iPhone 12 Pro Max ndërsa OnePlus 9 përpiqet të sjellë eksperiencën e ngjashme me modelin Pro por me çmim më të ulët.

OnePlus 9 fillon nga 729 dollarë për 8GB RAM dhe 128GB memorie ose 829 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie. Ndërkaq modeli 9 Pro fillon nga 969 dollarë për 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 1,069 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie.

Të dy telefonët janë në dyqane nga 2 Prilli ndërsa porositë nisin më 26 Mars. Pjesën më të madhe të aktivitetit të prezantimit kompania e shpenzoi duke folur për kamerat e reja të cilat vinë në bashkëpunim me Hasselblad.

OnePlus thotë se ngjyrat janë modifikuar për tu dukur më natyrale ndërsa sensori me kënd të gjerë është ndër më të mëdhenj vendosur ndonjëherë në një smartfon.

Konkretisht ka një madhësi prej 50-megapiksel me hapje f/2.2 Sony IMX 766. Ndërsa sensori kryesor është IMX 789 dhe ka rezolucion prej 48-megapiksel. Dy sensorët e tjerë janë monochrome 2-megapiksel dhe telefoto 8-megapiksel.

Të dy smartfonët kanë kamër selfie 16-megapiksel. Sa i përket softuerit OnePlus ka shtuar Hasselblad Pro Mode që ju jep përdoruesve më shumë kontroll mbi fotografinë. Të dy smartfonët mund të regjistrojnë video 8K me 30fps ndërsa 9 Pro 4K me 120fps.

Ekrani i 9 Pro është 1440p me 120Hz dhe teknologjinë LPTO që OnePlus thotë se redukton me 50% konsumin e energjisë. Shkëlqimi maksimal i tij është 1300nits.

Sakaq ekrani i OnePlus 9 është i rrafshët 1080p me 120 frekuencë dhe shkëqlim prek 1,100 nits. Së fundi të dy smartfonët kanë procesorin Snapdragon 888 dhe teknologjinë e karikimit Warp Charge 65T.

LEXO EDHE:  OnePlus thotë se diçka e re është në horizont më 8 Mars

9 Pro mund të karikohet përmes wireless me 50W ndërsa 9 me 15W. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat