Punëtorët “e rrejshëm” të Amazonit mbrojnë kompaninë përmes Twitterit

Shkencë & Teknologji

Punëtorët “e rrejshëm” të Amazonit mbrojnë kompaninë përmes Twitterit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 01:02
Amazon

Llogari “të rrejshme” të njerëzve që pretendojnë se janë punëtorë të Amazonit, kanë dhënë vlerësime për kushtet e punës përmes Twitterit.

Votat po numërohen në Alabama për të vendosur nëse punëtorët e Amazonit do të formojnë një sindikatë.

Por, natën e kaluar një sërë postime kundër krijimit të një sindikate janë dërguar nga llogari që pretendonin se janë staf.

Twitteri ka suspenduar shumë prej tyre, ndërsa Amazoni ka konfirmuar të paktën një prej tyre si të rrejshme, shkruan BBC.

Shumë nga llogaritë janë krijuar vetëm disa ditë më parë, shpesh me vetëm disa postime dhe ato të gjitha të ndërlidhura me Amazonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat