Zbulohet prej nga erdhi asteroidi që udhëtoi për 23 milionë vjet para se të zbriste në Tokë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet prej nga erdhi asteroidi që udhëtoi për 23 milionë vjet para se të zbriste në Tokë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:12
Asteroidi

Një asteroid i vogël ka arritur në planetin Tokë para tri vitesh dhe tek tani shkencëtarët kanë arritur ta zbulojnë se prej nga ka ardhur.

Hulumtuesit kanë gjurmuar origjinën e fragmenteve të meteorit i cili kishte nisur udhëtimin për në tokë, para 23 milionë vjetësh.

Asteroidi i quajtur 2018 LA, është fotografuar në qiell kur dukej në formë të topit të zjarrit, para se të mbërrinte në Botswana të Afrikës Jugore, më 2 qershor të vitit 2018.

“Ky meteor është një thesar nacional për Botswanas”, ka thënë një zyrtar nga Instituti i Gjeoshkencës në Botwana.

Sipas NASA-s, asteroidi vlerësohet të jetë mjaftueshëm i vogël sa të thyhet në copa në atmosferën e Tokës. Ai ka arritur në tokë me një shpejtësi prej mbi 60,000 kilometra në orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat