iPad tableti më i shitur, lë pas Samsung

Shkencë & Teknologji

iPad tableti më i shitur, lë pas Samsung

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:37
Samsung

Tregu i tabletëve pati një tre mujor të shkëlqyer për këtë fillim vitit dhe Apple performoi më mirë se asnjë rival tjetër.

Sipas të dhënave që vinë nga International Data Corporation (IDC), 39.9 milionë tabletë janë shitur për periudhën Janar-Mars 2021, një rritje me 55.2% krahasuar me një vit më parë.

Prej tyre Apple shiti 12.7 milionë tabletë, ose 31.7% të tregut. E thjeshtuar, 1 në 3 tabletë të shitur ishte një iPad.

Në vendin e dytë vinte Samsung me 20% të tregu dhe 8 milionë tabletë të shitur. Vendi i tretë shkoi për Lenovo i cili shiti 3.8 milionë tabletë dhe i katërti për Amazon me 3.5 milionë tabletë të shitur.

Rritjen më të madhe të shitjeve për këtë tremujor e pati Amazon me 143%. Vlen të theksohet se pjesë e këtyre shifrave nuk është modeli më i fundi i iPad Pro ku Apple implementoi procesorin M1 tashmë të aplikuar në iMac dhe MacBook.

Shitjet e këtij tableti fillojnë më 21 Maj dhe ka qenë një prej produkteve më emocionuese nga Apple për këtë vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat