Google Messages me enkriptim fundor

Shkencë & Teknologji

Google Messages me enkriptim fundor

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:05
Google Messages

Google ka vendosur të ofrojë enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit e aplikacionit Messages. Testuesit beta kanë përdorur enkriptimin fundor që prej Nëntorit.

Aktualisht E2EE është i disponueshëm vetëm për bisedat mes dy përdoruesve dhe jo grupet. Të dy bashkëbiseduesit duhet të kenë të aktivizuar opsionet RCS për të përfituar enkriptimin fundor.

Për të kuptuar nëse një mesazh është i enkriptuar do të vëreni një ikonë në formë druri në butonin e dërgimit.

E2EE lançohet këtë javë si pjesë e një përditësimi në Android. Ky përditësim sjell edhe emoji të reja, ndryshime në Assistent, Android Auto dhe Voice Access.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat