Gjenden prova të ujit në Hënë

Shkencë & Teknologji

Gjenden prova të ujit në Hënë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Shkencëtarët kinezë së fundmi në bërë me dije se kanë konstatuar shenja uji në Hënë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se roveri kinez, Chang’e-5, zbarkoi për herë të parë në Hënë në fund të vitit 2020 dhe filloi të studionte tokën hënore.

Pajisja dërgoi të dhëna të cilat, pas analizave, duket se tregojnë shenja uji brenda shkëmbit të Hënës.

Fillimisht mendohej se sipërfaqja e Hënës ishte plotësisht e thatë, por në dekadat e fundit shkencëtarët kanë gjetur gjithnjë e më shumë prova të pranisë së H2O.

Chang’e-5 përdori instrumente në bord për të ndezur dritën në shkëmbinj dhe për të matur atë që quhet reflektim spektral.

Ndërkohë sipas të dhënave të studiuesve drita e reflektuar tregoi praninë e molekulave të oksigjenit dhe hidrogjenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat