Doroni merr aprovimin nga agjencia amerikane për veturën e saj fluturuese

Shkencë & Teknologji

Doroni merr aprovimin nga agjencia amerikane për veturën e saj fluturuese

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:59
Doroni pretendon të jetë kompania e parë që ka testuar fluturimet me makinës elektrike fluturuese me dy pilotë në bord.

Doroni Aerospace me bazë në Miami njoftoi ditë më parë se vetura e saj fluturuese tërësisht elektrike Doroni H1, ka marrë Certifikimin e Vlefshmërisë Ajrore nga Administrata Federale e Avacionit (FAA) në SHBA.

Certifikimi i Vlefshmërisë Ajrore FAA është një njohje zyrtare nga Administrata Federale e Aviacionit që një aeroplan, duke përfshirë makinat fluturuese, plotësojnë standardet specifike të sigurisë dhe performancës të kërkuara për operim të sigurt në hapësirën ajrore kombëtare.

Doroni pretendon të jetë kompania e parë që ka testuar fluturimet me makinës elektrike fluturuese me dy pilotë në bord.

Testimi i fluturimit të Doroni H1 u bë në fillim të këtij viti.

CEO i kompanisë Doron Merdinger e pilotoi me sukses aeroplanin personal me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL) këtë verë.

Merdinger tha se marrja e certifikatës së fluturimit “nuk është vetëm një moment historik për kompaninë e tyre, por një hap përpara për të gjithë fushën e lëvizshmërisë personale ajrore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat