Mbi gjysma e 100 profileve kryesore TikTok për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata

Shkencë & Teknologji

Mbi gjysma e 100 profileve kryesore TikTok për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata

Më: 31 maj 2025 Në ora: 22:40
TikTok

Njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë mediave sociale për mbështetje të shëndetit mendor, por hulumtimi ka zbuluar se shumë ndikues po përhapin dezinformata, duke përfshirë keqpërdorimin e gjuhës terapeutike dhe pretendime të rreme.

Ata që kërkojnë ndihmë po përballen me këshilla të dyshimta, të tilla si ngrënia e portokallit në dush për të reduktuar ankthin, promovimet e suplementeve që lehtësojnë ankthin me prova të kufizuara si shafrani, dhe borziloku, shërimi i traumës brenda një ore dhe udhëzime që paraqesin përvoja normale emocionale si shenja çrregullimi ose abuzimit.

Ekspertët thonë se një informacion i tillë në TikTok është plot me këshilla të dëmshme dhe ndonjëherë të rrezikshme.

Guardian ndau 100 videot më të shikuara të postuara nën hashtag #mentalhealthtips në TikTok me psikologë, psikiatër dhe akademikë, të cilët vlerësuan nëse postimet përmbanin dezinformata.

Ekspertët zbuluan se 52 nga 100 video që ofronin këshilla për përballimin e traumës, neurodivergjencës, ankthit, depresionit dhe sëmundjeve të rënda mendore përmbanin disa dezinformata, ndërsa shumë të tjera ishin të paqarta ose të padobishme, raporton KosovaPress.

Shumë nga videot ofronin këshilla të përgjithshme të bazuara në përvojën e ngushtë personale dhe dëshmi anekdotike, të cilat "mund të mos jenë të zbatueshme universal".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat