Varhej: Gjithnjë e më pak gjasa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Varhej: Gjithnjë e më pak gjasa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Varhej

Komisari për zgjerim Oliver Varhej ka thënë se gjithnjë e më pak ka gjasa që Shqipëria dhe Maqedonia deri në fund të vitit të marrin kuadrin e bisedimeve për BE, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Ende shpresoj, por për fat të keq gjithnjë e më pak ka gjasa që këtë vit të miratohet kuadri i bisedimeve” tha Varhej në Parlamentin Evropian gjatë shqyrtimit të situatës në Ballkanin Perëndimor 25 vjet pas Dejtonit.

Komisioni Evropian dhe kryesuesja e BE-së Gjermania edhe më tutje po punojnë me anëtarët e BE-së në përpjekje për të gjetur zgjidhje për hapin e ri euro-integrues të Shkupit dhe Tiranës.

Ai theksoi se Maqedonia “duhet të shtojë përpjekjet për të dal në takim shqetësimit të Bullgarisë”, ashtu që të gjendet zgjidhja që është e pranueshme për të dy vendet.

Bullgaria për shkak të mospajtimeve rreth identitetit kulturor edhe kombëtar të Maqedonisë aktualisht bllokon Shkupin në hapjen e kapitujve bisedues.

Nga ana tjetër, disa vende anëtare në krye me Holandën dhe Francën konsiderojnë se Shqipëria nuk ka arritur nivelin e mjaftueshëm të reformave në fushën thelbësore të sundimit të ligjit për të marr “dritën jeshile” për kuadrin e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat