​Gjendet një bombë me peshë 500 kg në Tiranë

Shqipëria

​Gjendet një bombë me peshë 500 kg në Tiranë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është zbuluar një bombë me peshë 500 kg në Tiranë.

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

Image

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”, ka shkruar ajo. 

Ja pamjet nga vendi i zbulimit:

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat