Tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë

Shqipëria

Tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 21:57
Tensione në protestën para Kryeministrisë

Studentët dhe qytetarët vijuan edhe këtë mbrëmje protestën para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit u shënuan tensione pas ndërhyrjes së Policisë për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të bllokuar nga protestuesit.

Policia ndërhyri për të zhvendosur qytetarët drejt trotuareve, duke mos lejuar zhvillimin e protestës në aksin kryesor.

Gjatë ndërhyrjes pati shtyrje mes efektivëve dhe protestuesve. Tensione u regjistruan edhe gjatë shoqërimit të disa protestueseve, kur një grup qytetarësh ndërhyri në mbrojtje të tyre. Protestuesit kundërshtuan veprimet e Policisë dhe kërkuan të vijonin tubimin në bulevard.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga Kryeministria pa plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit e kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe duke argumentuar se e drejta për tubim garantohet nga Kushtetuta.

Ata kanë përsëritur qëndrimin kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama dhe kanë paralajmëruar vijimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave, mes të cilave dorëheqja e Kryeministrit dhe largimi i klasës së vjetër politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat