Tryeza e festës në kohë kovidi/ Këshilla për ushqimet që duhen konsumuar gjatë festës

Shqipëria

Tryeza e festës në kohë kovidi/ Këshilla për ushqimet që duhen konsumuar gjatë festës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Pamje nga video

Një nga mësimet që na dha Covid19-ta është se sistemi ynë imunitar dhe ushqyerja e kujdesshme, në mënyrë të vazhdueshme, janë faktorë të rëndësishëm, në përballjen me SarsCov2-shin.

Albana Daka, Mjeke Nutricioniste: Imuniteti ynë nuk është memorie e muajve të fundit, por një memorie afatgjatë, ccka ka treguar se stili i jetës, mos-abuzimi, kanë shumë rëndësi.

Gatimet në shtëpi dhe festimi me familjarët do të bëjë që të ulet konsumi i alkoolit. Padyshim, që do konsumojmë gjelin e detit, përsheshin, edhe bakllavanë, por në sasira normale. Të ngrihemi gjithmonë nga tavolina, jo kur stomaku nuk mban më.

Edhe këto truket e vogla funksionojnë, që mes vakteve të konsumojmë fruta të thata, fruta stine, që në vaktin kryesor, sicc është darka e ndërrimit të viteve, të mos shkojmë të uritur.

Si personat që e kanë kaluar Covidin, ashtu edhe ata që i druhen infektimit, bëjnë të njëjtën pyetje, ccfarë të hamë dhe ccfarë të shmangim.
Ne këshillojmë frutat dhe perimet e stinës, bishtajoret, mish pule, gjeli, peshk.

Jo me shumë se 2 herë në javë mish i kuq.

Jo fruta deti për personat e moshës së tretë, që kanë yndyrnat e larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat