Ulja e rasteve me COVID, a do të lirohen masat? Përgjigjen Pipero dhe Tomini

Shqipëria

Ulja e rasteve me COVID, a do të lirohen masat? Përgjigjen Pipero dhe Tomini

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:12
Pëllumb Pipero

Në ditët e para të muajit janar në Shqipëri është regjistruar një numër i ulët infektimesh nga koronavirusi. 

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar mbrëmjen e sotme në Abc shpjegoi arsyet e kësaj rënie. “Rënia i dedikohet një ulje të agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda përsëri ne kemi në spitale.

Së dyti kemi edhe marrje masash që janë mbivendosur njëra tjetrën dhe e kanë lehtësuar atë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, sepse ju e dini që shumë struktura të tjera funksionojnë online ose me kapacitete të minimizuara. Ndërkohë po shohim edhe deri diku një respektim të asaj që quhej një masë kaq e rëndomë, si maska brenda dhe jashtë” tha ajo.

Por a duhet të lehtësohen masat shtrënguese nëse kemi këtë prirje? “Ky është një vlerësim dinamik, është një situatë trazitore, pavarësisht se jemi në pikun e dimrit. Do i lihet kohës” tha Tomini.

Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka një paralajmërim dhe kërkon vëmendje. “Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën 2-3 muaj të jemi alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi” tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat