Manastirliu: Shqipëria në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

Shqipëria

Manastirliu: Shqipëria në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:59
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Twitter ku ka deklaruar se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës anti COVID përmes COVAX.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX ”, shkruan Manastirliu teksa ka shpërndarë në Tëitter një deklaratë të kreut të OBSH.

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj COVID19.

Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat