Ish-anëtari i KPA Luan Daci kërkon pafajësinë në Apel

Shqipëria

Ish-anëtari i KPA Luan Daci kërkon pafajësinë në Apel

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:38
Luan Daci

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  Luan Daci ka kërkuar paajësinë në Gjykatën e Apelit.

Në seancën e sotme gjyqësore, Daci dhe avokatët e tij paraqitën konkluzionet e mbrojtjes, ku kërkuan pafajësi për akuzën e falsifikimi të dokumenteve.

Sipas palës mbrojtëse, në akuza nuk ka një vepër penale. Seanca është shtyrë për në datën 5 shkurt, pasi prokurorët kërkuan kohë për t’u përgatitur.

Prokuroria kishte kërkuar 1 vit heqje lirie për Dacin, por gjykata konvertoi dënimin në 12 muaj provë nën akuzën për falsifikim dokumentesh.

Sipas SPAK gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vetingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat