Kërkohej për plagosje e armëmbajtje pa leje, kapet i riu në Elbasan

Shqipëria

Kërkohej për plagosje e armëmbajtje pa leje, kapet i riu në Elbasan

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim.

27-vjeçari me inicialet Xh.M akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

I riu është konfliktuar më 10 janar, për motive të dobëta, me shtetasin M. M., 33 vjeç dhe e ka goditur atë me thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja paleje e armëve të ftohta".

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme " Shqiponja", në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Xh. M., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Ky shtetas, në datën 10.01.2021, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë (thikë).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat