Zgjedhja e anëtarëve të KLP, prokurorët votojnë për dy vendet bosh

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarëve të KLP, prokurorët votojnë për dy vendet bosh

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurorët do të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur dy anëtarë të KLP për vendet që kanë mbetur bosh që prej marsit.

Asambleja e përgjithshme u thirr nga prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhe për shkak të masave anticovid votimi do kryhet online, ndërsa pritet që i gjithë procesi të përfundojë në orën 14:00.

Kandidatët nuk kanë mbajtur fjalim por e kanë zhvilluar online. Deri tani votimet janë kryer nga Dibra, Pogradeci, Gjirokastra, ndërsa prokuroritë që do të votojnë të fundit janë ato të SPAK në Tiranë si dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në total, janë regjistruar 273 prokurorë që prej mëngjesit të sotëm për të kryer votimet. Ndërsa në garë për dy vendet vakante janë pesë kandidatë. Ndonëse është një garë e ashpër, Moisi Duda do e ketë më të lehtë për të zënë vend si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit pasi nuk ka konkurrentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat