Brataj: Gjendja është përkeqësuar, virusin e çuan nga Tirana në Sarandë…

Shqipëria

Brataj: Gjendja është përkeqësuar, virusin e çuan nga Tirana në Sarandë…

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 06:43
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se gjendja nga Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar.

Ai shtoi se Shqipëria, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve europiane të zhvilluara, mund të identifikojë koronavirusin e ri.

“Gjendja është përkeqësuar. Festat e fundvitit, spostimi nga Tirana në qytete të preferuara, ka krijuar më shumë raste. Njerëzit e çuan virusin në Sarandë për shembull nga pushimet.

Shqipëria mund të bashkëpunojë me autoritete europiane për të identifikuar koronavirusin e ri. Vendi ynë ka shumë mundësi të preket nga koronavirusi i ri”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat