Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në territorin grek përmes Kakavijës

Shqipëria

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në territorin grek përmes Kakavijës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është ndaluar që të kalojë për në territorin grek përmes Kakavijës.

Policia greke ka njoftuar policinë e kufirit në Kakavijë për këtë vendim.  Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije: Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që  të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat