Gara e 25 prillit, Spiropali: PS-ja do ketë kandidatët më të mirë të mundshëm

Shqipëria

Gara e 25 prillit, Spiropali: PS-ja do ketë kandidatët më të mirë të mundshëm

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:44
Elisa Spiropali

Teksa afati i fundit po afron, partitë politike në Shqipëri nuk i kanë bërë ende publike listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tregoi detaje rreth punës, që PS-ja po bën në përzgjedhjen e kandidatëve për garën zgjedhore.

Ajo u shpreh se lista do ketë kombinim të profileve të ndryshme, pa lënë mënjanë ato emrat, të cilët kanë kontribute të larta në Partinë Socialiste.

“Procesi që ne ndoqëm me deputeti që duam është një proces i gjatë aplikimesh. Besoj që ne kemi përzgjedhur një grup shumë të mirë me dhjetëra, të cilët u prezantuan edhe publikisht. Janë duke u trajnuar, janë duke u marrë në konsideratë nga drejtuesit e qarqeve, nga kryesia e partisë se ka një proces nga kjo punë. Janë trajnuar nga fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung. Ka bërë shumë trajnime me ta në PS edhe online dhe janë kandidatura, që në fakt lënë një lloj mbrese. Është një hapje e PS ndaj shoqërisë për vetëkorrektim që është iu natyrshëm. Nuk është kriter i ri i vjetër, por do ketë kombinim, por do ketë edhe të rinj. Do ketë një ruajtje të deputetëve dhe kontribuuesve të PS se kanë eksperiencën e nevojshme dhe kanë kontributin e tyre në PS”, tha ajo.

Gjithashtu znj. Spiropali thotë se PS-ja do të filtrojë emrat më të mirë për garën e 25 prillit.

“Është në interesin tonë që listat të jenë më të mirat e mundshme, sepse njerëzit do votojnë edhe për emrat. Lista do jetë më e mira e mundshme, me kombinim moshave. Në do kemi kandidatë më të mirë të mundshëm, të cilët kanë besimin e komunitetit”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat