Stephan: Në asnjë të botës nuk janë pushuar kontrollorët në pandemi, në Gjermani marrin 70% të pagës

Shqipëria

Stephan: Në asnjë të botës nuk janë pushuar kontrollorët në pandemi, në Gjermani marrin 70% të pagës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:57
Ish-drejtuesja e aeroportit Anduena Stephan

Ish-drejtuesja e aeroportit Anduena Stephan u shpreh se në aeroportin e Tiranës kemi një aeroport me dy qëllime; ushtarake dhe civile.

Sipas saj, në Gjermani kur ka greva të kontrollorëve, sindikata ka kërkuar një leje nga Gjykata dhe më pas njoftohen shoqëritë ajrore dhe turiste në kohë për grevën që parashikon kjo sindikatë.

Stephan: Në aeroportin e Tiranës kemi një aeroport me dy qëllime; ushtarake dhe civile. Kjo e bën këtë aeroport me të ndryshëm. Pika e tjetër është se është i vetmi aeroport në vend. Po ashtu nuk ka mjete lëvizëse tjetër alternative në rastin e një greve. Situata është e vështirë dhe i mirëkuptoj kontrollorët ajrore, por të gjitha palët duhet të marrin parasysh këto specifike që thash. Albcontroli është një shoqëri civile dhe të drejta të punonjësve të kësaj kompanie janë të mbrojtur nga Kodi Civil. Kontrollori ajror ka një status të veçantë dhe në bazë të ligjit evropian kontrollorët kanë të drejtë që të hyjnë në grevë dhe greva klasifikohet si një forcë madhore.

Në Gjermani kur ka greva të kontrollorëve, sindikata ka kërkuar një leje nga Gjykata dhe më pas njoftohen shoqëritë ajrore dhe turiste në kohë për grevën që parashikon kjo sindikatë. Sindikata në këtë aspekt është mbrojtëse e kontrollorëve, në mënyrë që punonjësi të mos jetë i ekspozuar ndaj shtetit.

Stephan shtoi se edhe në vend të tjera ka pasur rënie të fluturime për shkak të pandemisë, por askush nuk është hequr nga puna.

Stephan: Jemi në pandemi dhe rënie trafiku ka pasur në të gjithë botës. Lufthansa nuk ka pushuar nga puna asnjë punonjës edhe pse nuk ka pasur fluturime. Ata janë akoma me kontratave të punës dhe marrin 70% të pagës dhe 30% e pagës është rregulluar me sigurimet shëndetësore. Procesi i zëvendësimit nuk ndodh një me një, sepse është njëlloj sikur të zëvendësosh mjekët me njëri-tjetrin. Kontrollorët kanë ngarkesë dhe përgjegjësi në çdo pjesë të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat