Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 41-vjeçari në Kolonjë

Shqipëria

Kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 41-vjeçari në Kolonjë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është arrestuar në Kolonjë nën akuzën e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë.

Gjithçka ndodhi teksa policia ndërhyri për parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ndërsa është proceduar edhe një kushëriri i tij.

Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Orest Malushi, person me precedent të mëparshëm penal.

Policia: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat