Përfundon numërimi i votave në Tropojë dhe Has, kandidatët që kryesojnë

Shqipëria

Përfundon numërimi i votave në Tropojë dhe Has, kandidatët që kryesojnë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ka përfunduar edhe në Tropojë numërimi i votave për kandidatët. Rezulton se listën Partisë Demokratike e kryeson Isuf Çelaj me 4770, Flamur Hoxha me 234 vota, ndjekur nga Shyrete Koka me 59 vota.

Ndërsa listën e Partisë Socialiste në Tropojë e kryeson Petrit Malaj me 2577 vota, ndjekur nga Gerta Duraku me 75 vota dhe Halim Dauti me 43 vota.

Gjithashtu procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar edhe në Has.

Kandidati i parë për Partinë Demokratike është Flamur Hoxha me 349 vota, i dyti Isuf Çela me 188 vota dhe Shyrete Koka e cila ka marrë 3273 vota.

Ndërsa kandidati i parë i Partisë Socialiste është Gerta Duraku me 225 vota, i dyti Petrit Malaj me 241 vota dhe Halim Dauti me 1742 vota.

Ndërkohë në Kukës bëhet me dije se vijon ende procesi i numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat