Aksidenti i trefishtë në Lezhë, ndërron jetë te Trauma infermierja

Shqipëria

Aksidenti i trefishtë në Lezhë, ndërron jetë te Trauma infermierja

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Aksidenti i trefishtë në Lezhë.

Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të trefishtë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat