Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina shpërthen në flakë

Shqipëria

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina shpërthen në flakë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 09:07
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.  Për pasojë një nga makinat ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale në mjete. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve në mjet.

Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në autostradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat