Braimllari reagon pas vendimit të KAS për Vlorën: Ne nuk do të ndalemi!

Shqipëria

Braimllari reagon pas vendimit të KAS për Vlorën: Ne nuk do të ndalemi!

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:10
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon pas vendimit të KAS për të refuzuar kërkesën e ankimimit për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Vlorës.

Braimllari tha në një deklaratë për media se “KAS vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit”, duke paralajmëruar se “Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur”.

Deklarata e Braimllarit:

Përshëndetje!
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit.

Vendimet e njëanshme, arbitrare dhe politike në shërbim të rilindjes u konfirmuan dhe sot në vendimmarrjen për qarkun e Vlorës. Duke i mohuar të drejtën e votës mijëra qytetarëve.

Ky vendim i KAS vjen pasi mbylli sytë në mënyrë të frikshme për shkeljet e rënda në qarkun e Beratit.
Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur.
Qendra e votimit 34/56 rezulton se në dorëzim janë marrë 959 fletë votimi por në mbyllje të procesit nga i njëjti komision janë dorëzuar 1 mijë fletë votimi, pra 49 fletë votimi më shumë. Në këtë qendër votimi mungon dhe raporti i identifikimit elektronik të votuesve.
Këto shkelje tregojnë qartë, se kutitë në Qarkun e Beratit janë mbushur nga Rilindja dhe se rezultati i dalë nga to nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të bëjë publike, fakte të tjera tronditëse sesi Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve në 25 prill.
Ne nuk do të ndalemi për të zbardhur të vërteten dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat