Rritja e infektimeve me COVID/ Spanja kërkon Formular Shëndetësor në aeroport

Shqipëria

Rritja e infektimeve me COVID/ Spanja kërkon Formular Shëndetësor në aeroport

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:49
Foto Ilustrim

Spanja kërkon Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport 48 orë para fluturimit, pas rritjes së infektimeve në Evropë.

Në aeroport ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.

Ngelen në fuqi heqja e të gjitha kufizimeve për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë
Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.
Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.
Në aeroportin e mbërritjes
Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.
Ndërkohë mbeten në fuqi:
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat