Në mbrojtje të natyrës përkushtohen edhe të rinjtë shqiptarë

Shqipëria

Në mbrojtje të natyrës përkushtohen edhe të rinjtë shqiptarë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrojtja e mjedisit po kthehet tashmë në fokus të veprimtarive  turistike, që organizojnë të rinjtë në qytete të ndryshme të vendit.

Kryetari i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi,  u shpreh për ATSH-në, se “është kënaqësi e veçantë kur të rinjtë përkushtohen në mbrojtje të natyrës”.

“Akoma më tepër, – tha ai, – kur ata fokusohen tek një specie mjaft interesante siç është edhe kali i qyqes, shkaba e vetme folezuese në Shqipëri dhe simbol i Nivicës, këtu në bashkinë Tepelenë”.

Një grup të rinjsh nga Gjirokastra, të apasionuar pas natyrës dhe turizmit, zhvilluan ditët e fundit në bashkinë Tepelenë, një ekspeditë turistike ku pasi vëzhguan kalin e qyqes dhe eksploruan bukuritë e kanionit dhe shijuan freskinë e ujëvarave, u ndalën edhe në bujtinat e kësaj zone, që janë shndërruar tashmë në trende dhe atraksione të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat