2 vrasës me pagesë dyshohet se vranë 40-vjeçarin në Lushnjë

Shqipëria

2 vrasës me pagesë dyshohet se vranë 40-vjeçarin në Lushnjë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:53
Foto

Atentati i djeshëm që ndodhi në një lokal në pedonalen e Lushnjës, ku u vra Bledar Muça, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet se kanë qenë 2 persona brenda një mjeti tip “Golf”, të cilët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të 40-vjeçarit.

Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Julian Velo, kunati i viktimës. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mjeti me të cilin u krye atentati dyshohet se është vjedhur në qytetin e Vlorës dhe pas ngjarjes autorët i vunë flakën në fshatin Thanasaj në Lushnjë, raporton Euronews Albania.

Autorët janë treguar mjaft të kujdesshëm, pasi dhe në automjetin ku janë gjetur 2 armët e zjarrit tip kallashnikov, që dyshohet se u përdoren për vrasjen e të riut, u ishte fshirë numri serial për t’u mos identifikuar.

Një nga pistat ku po heton prokuroria është e shkuara e viktimës, pasi në vitin në 2007, Muça ka qenë nën hetim për tentativë për vrasje.

Po kështu, po hetohet për një lidhje krushqie të tij me një anëtar të bandës “Hakmarrje për Drejtësi”, si dhe për konfliktet e fundit që mund të ketë pasur viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat