Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina

Shqipëria

Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:17
Ogerta Manastirliu

Pas prezantimit të programit Qeverisë Rama 3 për katër vitet e ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sërish seancën me pjesën e dytë, ku po zhvillohen debate politike.

Pyetja drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhet me menaxhimin e pandemisë COVID-19, vaksinimin dhe masat që Qeveria shqiptare do të marrë në përballimin e situatës.

Në fjalën e saj ministrja Manastirliu u shpreh se qeveria ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur pandemisë, edhe për të përballuar periudhën vjeshtë-dimër.

“Vaksinohuni. Është kjo thirrja që ministrja ka për të gjithë qytetarët, ndërkohë që deklaroi se synimi i institucioneve të shëndetësisë është të rriten vaksinat dhe pritet që deri në dhjetor në kuadër të marrëveshjeve të arrijmë edhe 1.3 milion të tjera vaksinash, pasi fokusi është vaksinimi i gjithë popullatës”, tha ajo.

Manastirliu ripërsëriti objektivin se në pranverën e 2022 të kemi të vaksinuar të gjithë popullatën mbi 16 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat