Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi ish të dashurën 20-vjeçare

Shqipëria

Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi ish të dashurën 20-vjeçare

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar foton e autorit të plagosjes në Vlorë.

Personi që shihni më poshtë është 30-vjeçari Fadil Likaj nga Shkodra, i cili plagosi me armë zjarri studenten 20-vjeçare dhe më pas hodhi edhe një granatë, që e kishte fshehur në çantë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku dy të rinjtë, që dyshohet se kishin pasur lidhje intime me njëri-tjetrin, kanë nisur sherrin në një lokal, duke e vijuar atë edhe në rrugë, ku ka ndodhur edhe plagosja.

Nga kontrolli, autorit i është gjetur në çantë një tjetër granatë, përveç asaj që i kishte hequr siguresën dhe e kishte hedhur, si dhe pistoletës, me të cilën ka plagosur vajzën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat