Ambasadori Soreca vlerëson Shqipërinë: Po bën hapa të mëdha drejt integrimit në BE

Shqipëria

Ambasadori Soreca vlerëson Shqipërinë: Po bën hapa të mëdha drejt integrimit në BE

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:48
Ambasadori Soreca vlerëson Shqipërinë: Po bën hapa të mëdha drejt integrimit në BE

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm këtë të premte në Gjirokastër, ku në fokus të takimit kanë qenë “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE”.

Diplomati evropian tha se Shqipëria po bën hapa të mëdha për të hyrë në BE.

Por sipas tij, për integrimin e saj, luan një rol të rëndësishëm pushteti vendor.

Pas këtij takimi, Soreca u ndal në kinemanë e qytetit të gurtë, ku përuroi këtë të fundit pas procesit të dixhitalizimit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat