Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur vëllai i viktimës, gjendet një automjet i djegur

Shqipëria

Vrasja në Fier, policia jep detaje: I plagosur vëllai i viktimës, gjendet një automjet i djegur

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 10:32
Fotoilustrim

Policia e shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku viktimë ka mbetur shtetasi Selami Hasani.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në oborrin e banesës, ku nga ky atentat ka mbetur gjithashtu i plagosur vëllai i viktimës, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjej, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat