Protesta qytetare në Tiranë vijon të mbajë të lartë tensionin dhe pritshmëritë për ndryshim, ndërsa zërat e të rinjve kërkojnë bashkim dhe vendimmarrje konkrete nga qeveria. I ftuar në “Ora News”, studenti Jonas Kepi e cilësoi protestën si një lëvizje popullore, të iniciuar nga të rinjtë, duke theksuar se përgjegjësia për hapin e radhës i takon qeverisë.
“Qytetarët kërkojnë ndryshim. Nuk kërkojnë dialog me fjalë të humbura dhe nuk kërkojnë një kohë të humbur. Nuk ka më kohë.”-u shpreh ai.
Kepi u ndal edhe te mungesa e besimit të të rinjve te politika shqiptare, duke theksuar se largimi i studentëve jashtë vendit dhe mungesa e meritokracisë janë ndër problemet që kërkojnë zgjidhje.
Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet mes të rinjve dhe përqendrim te interesi i vendit.
"Pra tani mua më vjen keq kur shokët e mi ikin jashtë, thonë që këtu nuk ka të ardhme, këtu nuk ka meritokracia është e shkatërruar. Meritokracia nuk është më."-përfundoi Kepi.