Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare nëna e analistit Fatos Lubonja

Shqipëria

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare nëna e analistit Fatos Lubonja

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 14:08
Liri Lubonja

Është ndarë nga jeta nëna e publicistit të njohur, Fatos Lubonja, Liri Lubonja.

Liri Lubonja ishte gazetare dhe historiane në Shqipërinë komuniste.

Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.

Liri Lubonja  jetoi 17 vite në internim pas arrestimit të bashkëshortit.

Liri Lubonja është krijuesja e disa veprave letrare, si “Larg dhe mes njerëzve”, “Kujtime internimi 1973-1990“ dhe “Kohët e reja, kujtimet e vjetra“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat