Arrestohet gjermani, 2 sirianë dhe 1 palestinez në portin e Durrësit, ja arsyeja

Shqipëria

Arrestohet gjermani, 2 sirianë dhe 1 palestinez në portin e Durrësit, ja arsyeja

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara.

Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar "Pritësi", u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave";

A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

"Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë," informon policia.

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat