“S’ka konsensus për Komisionin e Reformës Zgjedhore”/ Rushaj-Bashës: Mos kufizohet objekti i punës tek sistemi aktual

Shqipëria

“S’ka konsensus për Komisionin e Reformës Zgjedhore”/ Rushaj-Bashës: Mos kufizohet objekti i punës tek sistemi aktual

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Lulzim Basha, Alfred Rushaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 13:00 të ditës së sotme ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Basha ka konfirmuar se ende nuk ka konsensus për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Nga ana tjetër kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jenë të hapur me opsionet.

Lulzim Basha: Nuk ka konsensus deri tani për komisionin e reformës zgjedhore.

Alfred Rushaj: Nga komunikimi i deritanishëm nuk ka dakordësi për të akomoduar kërkesën tonë për ndryshime kushtetuese. Ne e kemi të rëndësishme që të mos kufizohet objekti i punës së komisionit tek sistemi aktual, por të jemi të hapur me opsionet. Në varësi të zhvillimeve deri në orën 17.00, do të ndërmarrim hapat e lejuar nga rregullorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat