Pas divorcit të prindërve, 15-vjeçarja largohet me të ëmën, babai denoncim në polici

Shqipëria

Pas divorcit të prindërve, 15-vjeçarja largohet me të ëmën, babai denoncim në polici

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një 15-vjeçare në Delvinë është larguar nga banesa e saj bashkë me nënën e saj e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Në lidhje me këtë ngjarje, babai i saj ka paraqitur denoncim në polici.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare,  banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat