“Gëzuar 29 Nëntorin”, Rama poston pamjet e “Rrugës së Arbërit”

Shqipëria

“Gëzuar 29 Nëntorin”, Rama poston pamjet e “Rrugës së Arbërit”

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:55
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e “29 Nëntorit”, me një video ku shihet rruga Arbërit.

Rama ka njoftuar prej disa kohësh që ky aks tepër i rëndësishëm do të hapej me 29 Nëntor. “Rruga e Arbërit” lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mallrave mes dy zonave.

“MIRËMËNGJES  GËZUAR 29 NËNTORIN” shkruan Rama.

“Rruga e Arbërit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat