“AKSHI shiti sekretet shqiptarëve”, specialisti i IT: Siguria kombëtare është në rrezik

Shqipëria

“AKSHI shiti sekretet shqiptarëve”, specialisti i IT: Siguria kombëtare është në rrezik

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

kspertët e IT fajësojnë në mënyrë direkte Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për rrjedhjen e informacioneve personale të qytetarëve shqiptarë në listën e pagave të publikuar së fundit. Sipas tyre, të tjera të dhëna pritet të dalin në vijim, ndërkohë që specialistët e pyetur nga Ora News, dyshojnë se ky mund të jetë akt i qëllimshëm për të përfituar marrjen e më shumë fondeve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është institucioni përgjegjësinë kryesor për rrjedhjen e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë, konkretisht listës së pagave.

Eksperti i IT-së, Gent Progni, paralajmëron se ka edhe të dhëna të tjera që pritet të bëhen publike në vijim.

"Para pak minutash dolën të dhënat e prillit, pagave të prillit. Kam informacion që do dalin dhe të korrikut. Pra është bërë një mbledhje të dhënash paraprake, thjesht po dalin avash-avash," tha ai.

Ai sqaron se ndërhyrja në të dhënat personale është bërë vetëm një herë, duke i kopjuar ato, ndërsa publikimi i tyre po bëhet në kohë e pjesë të ndryshme.

"Kemi një rrjedhje nga brenda të të dhënave të databasave totale. Këto po  dalin avash-avash, pro rrjedhja është bërë që në fillim," shtoi eksperti.

Dyshohet se rrjedhja e të dhënave personale është bërë me qëllimin për të justifikuar përfitimin e më shumë fondeve.

"Kemi dëgjuar këto ditë që AKSHI do kalojë në SHA apo në PPP, kështu që mund të jetë edhe e qëllimshme dalja e tyre, që të thotë shiko se ka probleme dhe duhet ta kalojmë, të harxhojmë pak më shumë para," tha eksperti.

Kryqëzimi i këtyre informacioneve përbën rrezik për shtetin, pasi kanë dalë edhe emrat e agjentëve të SHISH dhe bashkëpunëtorëve të policisë.

"Kjo është një vezë e artë dhe për shërbimet sekrete të vendeve të tjera, kanë informacione pafund. Nëse kryqëzojmë dy databazat me njëra-tjetrën, ne nxjerrim listën e gjithë punonjësve të SHIK," tha ai.

Aktualisht në portalin qeveritar e-Albania ofrohen 1209 shërbime online, aty janë të regjistruar gjithë qytetarët, përfshirë edhe fëmijët me të dhënat që tashmë janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat