Sërish drogë në kufi me Shqipërinë/ Sekuestrohen rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet shoferi grek

Shqipëria

Sërish drogë në kufi me Shqipërinë/ Sekuestrohen rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet shoferi grek

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek.

Gjate kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar ne zonat kufitare rreth 470 kg marijuane qe vinin nga Shqiperia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat